Man City konfirmon transferimin rekord të klubit, Rodrin

  • 04 July 2019 - 13:35
Man City konfirmon transferimin rekord të klubit, Rodrin

Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit spanjoll, Rodri, i cili vjen nga Atletico Madridi si transferim rekord për klubin anglez.

Kampionët e Ligës Premier kanë bërë një transferim të madh këtë verë, pasi kanë konfirmuar blerjen e Rodrit nga Atletico.

Blerja e Rodrit thuhet se i ka kushtuar Cityt plot 62.6 milionë funte ose 70 milionë euro, aq sa ishte klauzola e lojtarit dhe është bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit anglez. 

“Manchester City është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e mesfushorit spanjoll Rodri”.

“23-vjeçari bashkohet me një marrëveshje pesëvjeçare nga Atletico Madrid dhe ndjek Angelinon duke u bërë nënshkrimi i dytë i verës për Pep Guardiolan”, thuhet në njoftimin e Cityt.

Ardhja e re e Cityt ka zgjedhur gjithashtu edhe numri që do ta mbaj për sezonin 2019/20.

Reprezentuesi spanjoll, i cili mbante numrin 14 te Atletico, do të marrë fanellën me numër 16 te City.

Këtë numër në të kaluarën e ka mbajtur sulmuesi Sergio Aguero, i cili tani mban fanellën me numër 9.

(Kosova Sot Online)