Edhe një italian kandidat për trajner në FC Prishtinë

  • 04 July 2019 - 15:40
Edhe një italian kandidat për trajner në FC Prishtinë

Derisa Ramiz Krasniqi, Bylbyl Sokoli, Albert Bunjaki, por edhe Afrim Tovërlani e Gani Sejdiu, janë emrat kosovarëve më të përfolur në ambientet e FC Prishtinës për postin e trajnerit, kjo nuk do të thotë se klubi bardh e kaltër ka hequr dorë nga zakoni i vet i vjetër për të sjell eventualisht edhe një trajner të huaj. Media  mëson se bardhekaltrit në opsion e kanë edhe një trajner italian. Bëhet fjalë për ish trajnerin e Partizanit të Tiranës, Adolfo Sormani. Ky i fundit ka punuar në disa klube, por vlen të përmendet angazhimi i dikurshëm i tij te të rinjtë e Juventusit dhe Napolit, por ka qenë asistent edhe në Watford.

Express mëson se FC Prishtinës i është afruar edhe një trajner maqedonas.

Image

Prishtina shumë shpejt do të takohet me Josën për ta zyrtarizuar ndarjen. 

(Kosova Sot Online )