Menaxheri i Buffonit: Gianluigi i refuzoi shumë klube nga Premierliga për t’u kthyer në Juve

  • 04 July 2019 - 15:56
Menaxheri i Buffonit: Gianluigi i refuzoi shumë klube nga Premierliga për t’u kthyer në Juve

Gianluigi Buffon i ka refuzuar shumë oferta nga Premierliga, në mënyrë që ta realizonte kthimin emocional në Juventus, ka thënë agjenti i tij, Silvano Martina.

Në moshën 41-vjeçare dhe pas një viti jashtë Italisë, fituesi i Kupës së Botës është kthyer në Torino këtë verë, transmeton.

Ai i ka kryer sot testet mjekësore me kampionin italian para se të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me bardhezinjtë.

Buffon e kaloi sezonin 2918/19 në Paris Saint-Germain, duke e fituar ligën e francez.

Pasi e konfirmoi largimin nga Parisi pas vetëm një viti, shumë oferta e vërshuan atë, veçanërisht nga Anglia, sipas Martinas, por kthimi në shtëpi ka qenë opsioni i tij.

“Ai pati shumë oferta, veçanërisht nga Premierliga dhe nga ekipe të tjera të mëdha. Nuk them emra, sepse nuk është stili im, por mendoj se nuk e keni problem ta kuptoni. Buffon gjithmonë i ka marrë vendimet me zemër dhe kurrë për kuletë”, tha Martina. 

(Kosova Sot Online )