Haxhi Krasniqi bëhet me palestër të veten

  • 04 July 2019 - 17:21
Haxhi Krasniqi bëhet me palestër të veten

Haxhi Krasniqi ka njoftuar se këtë vit do ta hapë palestrën e tij sportive, në të cilën do të ushtrojë vetë, por aty mund të ushtrojnë edhe njerëz të tjerë, posaçërisht boksierët

Image

Haxhi Krasniqi e ka lënë prapa krahëve humbjen e fundit.

Boksieri kosovar po shikon përpara dhe sot ka njoftuar se këtë vit do ta hapë një palestër sportive, të cilën do ta shfrytëzojë vetë, por që do të jetë një mundësi e mirë që në të të ushtrojnë edhe sportistët tjerë. “Miq te dashur, me 1 Tetor 2019 do e hapi palestren time te pare te boksit, e cila nuk do te jet e hapur vetem per mua por edhe per ju te gjithe sepse ne ‘Robin Krasniqi Boxing Gym’ do te mund te sterviten te gjithe dashamiret e sportit dhe posaqerisht te boksit. Ne webfaqen tone www.rk-boxgym.de mund te na shkruani qe tani, nese keni deshire te jeni nder pjestaret e pare te palestres time dhe pastaj do ju njoftojme me formen e regjistrimit etj.

Ne ditet e ardhshme vijojne informacione edhe me te hollesishme rreth antarsimeve. Palestra gjindet ne parkun industrial „Geëerbegebiet B2“ ne qytetin Gersthofen (afer qytetit Augsburg). I juaji, RHK”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. 

(Kosova Sot Online )