Vedat Muriqi mbetet në Rizespor, reagon zyrtari i Galatasarayt

  • 05 July 2019 - 08:09
Vedat Muriqi mbetet në Rizespor, reagon zyrtari i Galatasarayt

Vedat Muriqi është një lojtarët më të përfolur në kampionatin e shtetit turk.

Reprezentuesi turk gjatë mbrëmjes së kaluar përmes rrjeteve sociale ka bërë të qartë se do të respektojë kontratën me Rizesporin , e cila mbaron në qershor të vitit të ardhshëm.Galatasaray, Fenerbahce, Touluouse kishin bërë ofertë zyrtare për shtatgjatin shqiptar, i cili sezonin që lamë par ka pasur paraqitje fantastike.Menjëherë pas fjalëve të 25-vjeçarit, ka reaguar ndihmës presidenti i Galatas, i cili Yusuf Gunay, tërthorazi ka pohuar se nuk ka probleme financiare rreth kontratës së lojtarit.

“Paratë nuk janë në pyetje, por qëndrimi”, ka pohuar shkurtimisht zyrtari i 22 herë kampionit të Turqisë. Theksojmë se Muriqi përmes rrjeteve sociale ka pohuar se shkaku i mosmarrëveshjeve me klubet që po kërkojnë shërbimet e tij, ka vendosur që të qëndrojë te skuadra e Rizes.

Ndryshe, Vedati sezonin e kaluar ka shënuar 17 gola dhe asistuar tetë herë në të gjitha garat.

(Kosova Sot Online )