Rafinha: Shpresoj se Neymari do të kthehet në Barçë

  • 05 July 2019 - 08:21
Rafinha: Shpresoj se Neymari do të kthehet në Barçë

Rafinha shpreson se Neymari do të kthehet në Barcelonë për ta riformuar partneritetin magjik mes tij, Lionel Messit dhe Luis Suarezit. Neymari, 27-vjeçar, pritet të kthehet në Camp Nou, dy vjet pas transferimit të tij për 222 milionë euro në Paris Saint-Germain, që e bëri atë lojtarin më të shtrenjtë në botë.

Që nga atëherë, braziliani i ka bërë 58 paraqitje në Ligue 1, përderisa i ka shënuar 51 gola në të gjitha garat.

Megjithatë, përderisa ai i ka ndihmuar PSG-së të arrijë suksese në garat vendore – dy tituj të Ligue 1, një titull të Kupës së Francës dhe një titull të Kupës së Ligës. Megjithatë, titulli i Ligës së Kampionëve ka mbetur vetëm emër.

(Kosova Sot Online )

Megjithatë, Rafinha do ta mirëpriste në klub brazilianin i cili i kishte shënuar 105 gola gjatë katër sezoneve në Barcelonë, duke e formuar një partneritet të frikshëm për kundërshtarët me Messin dhe Suarezin.

“Shpreson se Neymari do të kthehet. Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe kthimi i tij do të ishte një gjë shumë e mirë për Barcelonën”, u shpreh mesfushori.

“Unë kurrë nuk kam parë një partneritet si Messi-Ney-Suarez… magji e vërtetë. Shpresoj se do të vijë edhe Antoine Griezmann”.

Pasi që Barcelona spekulohet se do t’i transferojë Antoine Griezmannin nga Atletico Madridi dhe Neymarin, shumë futbollistë pritet të largohen nga klubi katalonas, ndër të cilët është edhe vetë Rafinha.