Kosova e fillon sot rrugëtimin në Kampionatin Evropian

  • 05 July 2019 - 09:01
Kosova e fillon sot rrugëtimin në Kampionatin Evropian

Sot në Shkup fillon Kampionati Evropian i Divizionit B, për U-18, në konkurrencën e vajzave. Evropiani përfundon më 14 korrik.

Kosova është në Grupin A, së bashku me Slloveninë, Estoninë, Danimarkën, Norvegjinë dhe Finlandën.

Dy Përfaqësueset e para në grupe do të kualifikohen në çerekfinale, vendi i tretë dhe i katërt do të luajnë për pozitat 9-16, kurse vendi i pestë dhe i gjashtë në grupe do të luftojnë për pozitat 17-23.

Takimi i parë i Kosovës është ndaj Sllovenisë favorite në orën 14:15. Ky do të jetë takimi për vashat kosovare, që synojnë një paraqitje të mirë në këtë Evropian.

Grupi A

14:15 Kosova-Sllovenia

16:30 Norvegjia-Danimarka

21:00 Finlanda-Estonia

Orari i Kosovës

Grupi A

E premte (5 korrik)

14:15 Kosova-Sllovenia

E shtunë (6 korrik)

21:00 Estonia-Kosova

E diel (7 korrik)

16:30 Kosova-Danimarka

E martë (9 korrik)

18:45 Norvegjia-Kosova

E mërkurë (10 korrik)

14:15 Kosova-Finlanda.

(Kosova Sot Online )