Dënohet gjyqtari i takimit Brazili-Argjentina

  • 05 July 2019 - 09:44
Dënohet gjyqtari i takimit Brazili-Argjentina

Roddy Zambrano është dënuar nga komisioni disiplinor i kampionatit të Kupës së Amerikës Latine.

Argjentina ka treguar gishtin drejtë gjyqtarit kryesor të ndeshjes me Brazilin, të cilin e shohin fajtor kryesor për eliminimin nga garat.

Argjentinasit ishin mposhtur me rezultat 2-0 nga brazilianët, por që në dy raste mediat e huaja kanë shkruar se është dashur të tregojë në pikin e bardhë për skuadrën e Lionel Messit. 

Madje, gjyqtari nuk ka dashur të konsultohet as me asistentët në dhomën e VAR-it, e cila gjë ka bërë shkaktojë zemërimin e sulmuesit të Barcelonës.

Shto edhe faktin që një pjesë të kohës radiolidhja e gjyqtarit nuk ka punuar dhe se nuk e ka lajmëruar rastin gjatë zhvillimit të ndeshjes, ka bërë që të shqiptohet dënimi me mos delegim në ndonjë ndeshje tjetër të kampionatit, përkatësisht mos të jetë opsion i finales ose për vendin e tretë.

Ndryshe, Brazili në finale do të luajë kundër Perusë si dhe për pozitën e tretë do të takohen Argjentina dhe Kili.

(Kosova Sot Online)