Arsenali nis bisedat me Realin, Gunners ofrojnë 35 milionë euro për Vazquezin

  • 05 July 2019 - 09:46
Arsenali nis bisedat me Realin, Gunners ofrojnë 35 milionë euro për Vazquezin

Real Madrid ka nisur bisedimet me Arsenalin rreth transferimit të Lucas Vázquezit.

Lëvizja mund të mbyllet në fillim të javës së ardhshme nëse ekipi anglez e bind lojtarin me një ofertë tërheqëse.

Çmimi i lojtarit është rreth 35 milionë euro, 32 për shitje dhe tri të tjera në formë të bonuseve.

Gjithsej, 35 milionë më shumë për arkën e Madridit, e cila gjë mund të bëjë që të synojë rekordin e 300 milionë eurove të arkëtimit pas shitjes së lojtarëve. 

Por, sulmuesi spanjoll mund të shtyjë negociatat pasi ka marrë oferta prej Interit, Bayernit dhe PSG-së, tri klubet që do të bëjnë pjesë në Ligën e Kampionëve.

Ndryshe, 28-vjeçari deri më tani ka pasur 122 paraqitje për madrilenët dhe ka realizuar 11 gola në të gjitha garat. 

(Kosova Sot Online)