Napoli i ofron pagë të lartë Icardit

  • 05 July 2019 - 10:26
Napoli i ofron pagë të lartë Icardit

Napoli synon të fitojë garën për transferimin e Mauro Icardit nga Interi, pasi i ka ofruar një pagë të lartë sulmuesit.

Situatë e sulmuesit argjentinas te Interi nuk ka përmirësime dhe lojtari pritet të largohet këtë verë.

Megjithatë, interesimi për të nuk është si në të kaluarën, pasi lojtari pëlqehet vetëm në Serie A, ku Juventusi dhe Napoli duan shërbimet e tij. 

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Napoli dëshiron të fitojë garën me Juventusin duke tentuar të joshin sulmuesin me një pagë të lartë.

Klubi napolitan i ka ofruar një pagë prej 10 milionë eurosh Icardit në një përpjekje për të nënshkruar me atë.

Ndryshe, Icardi pritet të largohet nga Interi këtë verë pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit, ndërsa çmimi i tij mendohet të jetë 60 milionë euro.

(Kosova Sot Online)