Lyoni thyen rekordin për ndeshjen më të gjatë të futbollit, ndeshja zgjati 68 orë

  • 05 July 2019 - 10:28
Lyoni thyen rekordin për ndeshjen më të gjatë të futbollit, ndeshja zgjati 68 orë

Shoqata bamirëse e klubit francez Lyon e ka thyer rekordin për ndeshjen më të gjatë të regjistruar në histori të futbollit, duke e vazhduar lojën për pothuajse tri ditë radhazi.

Ndeshja përfundoi me rezultat 399:369 dhe, sipas faqes zyrtare të Lyonit, gjithsej 807 persona morën pjesë nga 60 vende të ndryshme. Skuadra, me nga pesë lojtarë në skuadër, luanin me radhë për tre ditë e dy natë, pa u ndalur.

Vazhdimi i ndeshjes për 69 orë e theu rekordin për ndeshjen më të gjatë në histori të futbollit, mirëpo Lyoni e theu edhe një tjetër rekord. 

Pasi që në këtë ndeshje u përfshinë mbi 800 persona, Lyoni e theu rekordin për ndeshjen e futbollit me më së shumti futbollistë të përfshirë. Rekordi paraprak ishte me 677 pjesëmarrës.

Kjo ndeshje ishte organizuar nga shoqata “Equal Playing Field” (Fushë e Barabartë e Lojës), një shoqatë bamirëse që synon t’i promovojë vlerat e barazisë mes burrave dhe grave në botë.

Ndeshja u zhvillua me qëllim për ta promovuar shkëmbimin mes futbollistëve dhe futbollisteve nga e gjithë bota dhe për ta ngritur vetëdijesimin për gratë në botën e futbollit.

Image

(Kosova Sot Online)