Përçarje në bordin e drejtuesve të Barcelonës

  • 05 July 2019 - 10:41
Përçarje në bordin e drejtuesve të Barcelonës

Dorëheqja e Jordi Mestres nga bordi i drejtuesve të Barcelonës të mërkurën është dëshmi se ka përçarje mes drejtuesve të klubit dhe gjithçka filloi për shkak të menaxherit të përgjithshëm, Pep Seguras.

Një pjesë e drejtuesve të Barcelonës e fajësojnë Pep Seguran për rezultatet e dobëta dhe ata nuk janë të lumtur me faktin që akademia “La Masia” e ka pasur një rol më të vogël në skuadër gjatë kohës sa Segura e ka mbajtur këtë post.

Për shkak të kësaj, ka shumë drejtues në Barcelonë të cilët duan ta shohin Seguran të shkarkuar ose të paktën duan që ai të ketë më pak përgjegjësi dhe rol në vendimmarrje të klubit katalonas. 

Mestre ishte në anën e Seguras, mirëpo ai ishte ndër të vetmit që e bënte këtë gjë dhe ishte kundër drejtuesve më të fuqishëm si Silvio Elias, Javier Bordas dhe Xavier Vilajoana.

Për këtë arsye, Mestre preferoi të japë dorëheqje para se të merrej ndonjë vendim për Seguran.

Tani, edhe vetë Segura është duke e shqyrtuar mundësinë e dhënies dorëheqje, pasi që ai e di se nuk ka mjaftueshëm mbështetje në zyret e Camp Nou.

Nëse ai largohet, atëherë Bordas dhe Vilajoana do të ishin dy kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar, ndërsa edhe presidenti Josep Maria Bartomeu mund t’i marrë përgjegjësitë e Seguras si shtesë ndaj të vetave.

Ka edhe arsye të tjera që qëndrojnë prapa përçarjes në bordin drejtues të Barcelonës, pasi që ata nuk pajtohen as edhe për transferimet e mundshme të Antoine Griezmannit nga Barcelona dhe Neymari nga Paris Saint-Germaini.

Shumë janë të zemëruar nga mënyra se si Griezmanni i refuzoi vitin e kaluar dhe për dokumentarin e tij “Vendimi”, si dhe janë të irrituar nga mënyrë se si Neymari u largua nga klubi në vitin 2017.

Për këtë arsye, ka shumë debate dhe shumë ndarje për momentin në zyrat e bordit drejtues të Barcelonës.

(Kosova Sot Online)