LA Galaxy ia shkruan gabimisht emrit Ibrahimovicit në fanellë

  • 05 July 2019 - 11:05
LA Galaxy ia shkruan gabimisht emrit Ibrahimovicit në fanellë

Zlatan Ibrahimovic është i famshëm për sjelljen e tij si arrogant dhe është njëri ndër futbollistët i cili asnjëherë nuk heziton të thotë se është më i miri në botë. Por, emrin e tij e gaboi pikërisht klubi i tij, LA Galaxy gjatë një ndeshjeje.

Në ndeshjen kundër Torontos, gjatë paraqitjes së tij të parë pas një muaji, stafi i LA Galaxy ia shkroi gabimisht Zlatan Ibrahimovicit emrin në fanellë. Në vend të Ibrahimovic, suedezi luajti me emrin “Irbahimovic” në shpinë.

Megjithatë, kjo nuk ndikoi në lojën e tij pasi që sulmuesi suedez i shënoi dy gola në këtë ndeshje, të cilët LA Galaxy e fitoi me rezultat 2:0 kundër Torontos, në “Dignity Health Sports Park”. Dy golat e tij bëjnë që ai t’i ketë shënuar 13 gola në 15 ndeshje këtë sezon. 

Ish-ylli i Manchester Unitedit e ka bërë të qartë se ai dëshiron ta mbyllë karrierën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme  në Major League Soccer, nivelin e parë të futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, skuadra e tij është ende gjashtë pikë larg rivalit të qytetit, Los Angeles FC, në tabelën e Konferencës së Perëndimit.

Kështu që, përderisa titujt e ligave e kanë ndjekur suedezin kudo që ka shkuar gjatë karrierës së tij, Ibrahimovic mund të pensionohet pa e arritur këtë sukses në SHBA, ashtu siç nuk e kishte arritur as në Angli.

Megjithatë, transferimi në SHBA i ka ndihmuar 37-vjeçarit të ketë edhe më shumë vetëbesim. Pas ai i kritikoi gjyqtarët për një vendim pas një ndeshjeje kundër Houstonit, ai bëri shaka për këtë gjë.

“Ndoshta MLS do të më ndëshkojë, por unë jam MLS, kështu që mos u shqetësoni. Unë erdha këtu sepse kam fituar shumë, nuk jam mësuar të pushoj. Kështu jam unë, nuk i kam fituar rastësisht 33 tituj, mendoj se kam më shumë tituj sesa e gjithë MLS”, kishte thënë Ibrahimovic.

(Kosova Sot Online)