Unitedi e sheh Saulin si pasues të Pogbas

  • 05 July 2019 - 11:27
Unitedi e sheh Saulin si pasues të Pogbas

Manchester Unitedi do të përpiqet të nënshkruajë me Saul Niguez nga Atletico Madrid nëse ata shesin Paul Pogba.

Djajtë e Kuq pritet të humbin shërbimet e Pogbas këtë verë nëse Real Madridi i afrohet çmimit të tyre të kërkuar prej gati 150 milionë eurosh.Unitedi e kupton se mund të jetë i pafuqishëm ta ndalojë Pogban nëse ai iu dorëzon një kërkesë largimi.Sipas gazetës spanjolle AS, në rast se Pogba kërkon largimi,  Unitedi do të shkoj pas Saulit të Atleticos, si objektivi kryesor të tyre për mesfushën. Klubi nga Old Trafford është gjithashtu i lidhur me Bruno Fernandesin nga Sporting, por ky transferim shihet si i pavarur nga saga e Pogbas.

Saul, 24-vjeçar, do të ishte një transferim i ndërlikuar, pasi Unitedi mund të duhet të paguajë klauzolën e blerjes prej 134.5 milionë funtesh nëse duan të blejnë atë.

(Kosova Sot Online )