Vijnë efektet e para të Ligjit për Sponsorizim në sport

  • 05 July 2019 - 11:52
Vijnë efektet e para të Ligjit për Sponsorizim në sport

Aprovimi dhe kompletimi i Ligjit për Sponsorizim në Kuvendin e Kosovës ka nisur t’i sjell efektet e para. Ende pa hyrë mirë në fuqi ky ligj, sponsorët kanë nisur t’i afrohen sportit. Klubi i basketbollit Trepça ka nisur ta ndiejë këtë të mirë të sportit

Ende pa hyrë në fuqi, Ligji për Sponsorizim të sportit ka nisur t’i sjell frytet e para.

Në fakt, ditë më parë u miratua në Kuvend ligji që e kompleton Ligjin për Sponsorizim, i cili do të hyjë në funksion që nga 1 janari i vitit 2020.

Dhe, efektet e para kanë nisur të ndihet qysh tash.

Këtë privilegj do ta ketë klubi i basketbollit Trepça, e cila përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se tashmë i ka nisur bisedimet me bizneset që janë të interesuar për ta sponsorizuar këtë klub.

“Njoftim. Pas aprovimit ne Kuvend te Ligjit per Sponzorizim, KB Trepca ne bisedime dhe pran marveshjes me disa Biznese per Sponzorim te Klubit. Se shpejti pritet edhe zyrtarizimi i nje apo me teper Sponzoreve. Forca Trepca”, ka shkruar klubi mitrovicas në grupin e tij zyrtar në Facebook.

Ligji për Sponsorizim ua mundëson bizneseve lirimin në tatim ndaj shtetit prej 30 për qindësh, nëse vendosin t’i sponsorizojnë klubet apo sportistët. 

(Kosova Sot Online )