Pesë futbolliste zvicerane bëjnë tatuazh për ta kujtuar Florijana Ismailin

  • 05 July 2019 - 13:03
Pesë futbolliste zvicerane bëjnë tatuazh për ta kujtuar Florijana Ismailin

Futbollistja zvicerane Francesca Cale dhe katër futbollistë të tjera e kanë bërë nga një tatuazh për ta kujtuar ish-bashkëlojtaren e tyre me origjinë shqiptare, Florijana Ismailin, e cila u gjet të martën pasdite në fund të liqenit ku ishte zhdukur tri ditë më parë.

Trupi i pajetë i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Florijana Ismailit, u gjet dhe u tërhoq të martën nga Liqeni Como në Itali, tri ditë pasi ajo u raportua e zhdukur nga mikja e saj.

Ajo u gjet në një thellësi prej 204 metrave, jo larg vendit ku ishte zhdukur në Liqenin Como në Itali. 24-vjeçarja me origjinë shqiptare ishte futur në ujë në liqenin Como të shtunën pasdite duke mos u rishfaqur më. 

Dy ditë pas gjetjes së kufomës së saj, Francesca Cale bashkë me katër futbolliste të tjera të ekipit kombëtar të Zvicrës, vendosën ta kujtojnë ish-bashkëlojtaren e tyre me një tatuazh.

Motivi i vizatimit është një kapele, që ishte karakteristike për Ismailin. Nën kapelë shkruhet “Für die Familie” (Për familjen) dhe inicialet “FI” me numrin 9, që e ka bartur në shpinë kapitenia e ndjerë e YB.

Ismaili, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë, më 2014 debutoi në ekipin kombëtar të Zvicër dhe që prej atëherë i zhvilloi 33 ndeshje. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ë ëò (@__cescacalo) on

(Kosova Sot Online)