Golat më të mira në histori të shënuara në minutat e fundit

  • 05 July 2019 - 13:52
Golat më të mira në histori të shënuara në minutat e fundit

Ka shumë pak mënyra më të mira për ta fituar një ndeshje sesa përmes një goli të shënuar në minutat e fundit të një ndeshjeje. Por, çka nëse një gol i tillë ta fiton titullin e Premierligës? Njeriu i cili e di këtë ndjenjë është Sergio Aguero i Manchester Cityt.

Në vitin 2012, kur dukej se Manchester Unitedi e kishte siguruar titullin e Premierligës në xhiron e fundit të sezonit pas e fitoi ndeshjen kundër Sunderlandin me rezultat 1:0, ndërsa Manchester City ishte duke humbur 2:1 kundër Queens Park-Rangers në minutat shtesë të lojës.

Edin Dzeko i dha shpresë Manchester Cityt me golin e barazimit në minutën e 92-të pas një rivënieje anësore, mirëpo tifozët e “Citizens” frikësoheshin se ky gol erdhi shumë vonë. 

Por, ata e kishin gabim. Në minutën e 95-të të ndeshjes, me vetëm disa sekonda të mbetura deri në fund të ndeshjes, Mario Balotelli kombinoi me Agueron dhe argjentinasi e mposhti Paddy Kennyn dhe e shënoi golin që ia fitoi Cityt titullin.

“Etihadi” shpërtheu përderisa lojtarët e Manchester Cityt u gjuajtën të gjithë mbi Agueron. Në stadiumin e Sunderlandit, Sir Alex Fergusoni dhe lojtarët e Manchester Unitedit mbetën të tronditur pasi e kuptuan çfarë kishte ndodhur.

Goli i Agueros është vetëm njëri ndër golat e tillë të paharrueshëm të shënuar gjatë dekadës së fundit në futboll.

Andres Iniesta vs Chelsea, David Beckham vs Greqi, Didier Drogba vs Bayern Munich, Eder vs Francë, Sergi Roberto vs Paris Saint-Germain, Lionel Messi vs Real Madrid – lista vazhdon. Këto momente të jashtëzakonshme janë përmbledhur në një video, të cilën mund ta shikoni në vijim.

Ndër golat e shfaqura këtu është ai i Fernando Torresit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2011/12. Chelsea veçse ishte duke u kualifikuar për në fazën tjetër, mirëpo goli i Torresit e vulosi rezultatin.

 
Epic/Dramatic Last Minute Decisive Goals in Football

Epic/Dramatic Last Minute Decisive Goals in Football ë

Posted by Football Hub on Tuesday, June 11, 2019

(Kosova Sot Online)