Del raporti i parë mjekësor i Florijana Ismailit, ja çfarë kishte ngrënë para vdekjes

  • 05 July 2019 - 14:49
Del raporti i parë mjekësor i Florijana Ismailit, ja çfarë kishte ngrënë para vdekjes

 Vdekja e Florijana Ismailit vazhdon të jetë një mister. Futbollistja shqiptare që vdiq në Liqenin e Komos u gjet e pajetë pas disa ditë kërkimesh.

Raporti i parë mjekësor i vdekjes së saj tregon se futbollistja shqiptare kishte asfiksi akute.

Sipas prokurorit të Comos, Nicola Piacente, Ismaili nuk ka patur sulm në zemër, ashtu siç është dyshuar dhe raportuar në disa media.

Raporti i parë mjekësor tregon se futbollistja kishte konsumuar shumë ushqime para se të vdiste.

Ka të ngjarë që kjo të ketë ndikuar në vdekjen e papritur të futbollistes, thuhet në raport.

Autopsia e plotë e vdekjes së lojtarës që luante për Zvicrën do të dal pas një muaji.

(Kosova Sot Online)