Zyrtare: Reali largon Pintusin, ia merr Francës përgatitësin fizik

  • 06 July 2019 - 09:07
Zyrtare: Reali largon Pintusin, ia merr Francës përgatitësin fizik

Antonio Pintus edhe zyrtarisht është larguar pas tri viteve në Madrid.

Real Madridi i Zinedine Zidane nga sezoni 2019/20 do të ketë një tjetër përgatitës fizik të skuadrës. Antonio Pintus është larguar nga skuadra dhe është afruar ish-përgatitësi fizik i Francës në Botërorin e Rusisë, Grégory Dupont.

Pintus ishte pjesë e Realit që nga viti 2016 me kërkesë të Zinedine Zidane, por që tani për arsye të panjohura është larguar nga skuadra. Reali ka konfirmuar se Pintus tani do të jetë përgatitës fizik i FC Inter.

(Kosova Sot Online )