“Nuk ishte e lehtë për ta ndalur Messin, aspak”

  • 06 July 2019 - 09:34
“Nuk ishte e lehtë për ta ndalur Messin, aspak”

Marquinhos tregon se ai me shokë nuk kanë pas aspak punë të lehtë ditë më parë kundër Argjentinës.

Brazili e mundi 2-0 Argjentinën për t’u kualifikuar në finale të Kupës së Amerikës, një ndeshje e cila përfundoi me polemika për shkak të dy penalltive të mohuara për Lionel Messin me shokë.

Disa ditë më pas, për atë ndeshje ka folur edhe Marquinhos, i cili tregon se kanë vuajtur kundër Messit.

“Nuk ishte aspak e lehtë, aspak. Ai ishte i inspiruar atë natë, por jo vetëm ai, ata bën paraqitje të mirë si ekip. Ishte e vështirë, por besoj se si ekip ia dolëm mirë në fund për t’i ndalë sulmet e Argjentinës”, u shpreh Marquinhos. 

(Kosova Sot Online )