Ancelotti e do Icardin te Napoli, i ofrohet pagë marramendëse

  • 06 July 2019 - 09:40
Ancelotti e do Icardin te Napoli, i ofrohet pagë marramendëse

10 milionë euro në sezon, kjo është paga që Napoli ka bërë gati për Icardin.

E ardhmja e Mauro Icardit vazhdon të jetë në dyshim. Ish-kapiteni i Interit nuk është i lumtur që nga dita kur i morën shiritin e kapitenit.

Ai disa herë ka përsëritur se nuk dëshiron të largohet, por Interi në anën tjetër ka dhënë sinjale se po kërkojnë të bëjnë ndryshime në sulm dhe duhet ta shesin argjentinasin në mënyrë që të blejnë të tjerë lojtarë me ato para.

Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Napoli është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për 26-vjeçarin të cilit i ka ofruar 10 milionë euro në sezon.

Megjithatë, Aurelio De Laurentiis ka edhe shumë për të diskutuar me Interin që kërkojnë 110 milionë euro, kurse Napoli deri më tani ka bërë gati vetëm 60 milionë euro.

Icardi është pjesë e Interit që nga viti 2013. Ai ka bërë 219    paraqitje dhe ka shënuar 124 gola.

(Kosova Sot Online )