Zbulohen tri skuadrat e vetme që janë interesuar zyrtarisht për Hysajn

  • 06 July 2019 - 09:47
Zbulohen tri skuadrat e vetme që janë interesuar zyrtarisht për Hysajn

Elseid Hysaj po i numëron ditët e fundit si futbollist i Napolit.

Mbrojtësi shqiptar ka paralajmëruar largimin nga klubi italian pasi në sezonin e fundit nuk kishte hapësirat e duhura. Shumë skuadra janë përmendur për lojtarin, si Manchester United, Inter, Juventus, Chelsea apo Bayern Munich.

Por ka qenë Radio Kiss Kiss Napoli që ka konfirmuar se vetëm tri skuadra zyrtarisht deri më tani janë interesuar për shqiptarin. Atletico Madrid, Roma dhe Milan janë tri ekipet që kanë shprehur interesim për reprezentuesin shqiptar.

Gjiganti spanjoll ka bërë edhe një ofertë prej 15 milionë eurove si dhe pesë të tjera në formë bonusesh, por edhe pse fillimisht u arrit një marrëveshje me Napolin ajo dështoi.

Gjasat më të mëdha janë që Hysaj karrierën ta vazhdoj në kryeqytetin spanjoll tek Atletico. 

(Kosova Sot Online )