Zyrtare: Samir Nasri transferohet te Anderlechti

  • 06 July 2019 - 10:12
Zyrtare: Samir Nasri transferohet te Anderlechti

Mesfushori francez, Samir Nasri edhe zyrtarisht është një futbollist i Anderlechtit.

Nasri së fundmi ishte pjesë e West Ham United, por i përfundoi kontrata dhe mbeti një lojtar i lirë.

Ai ka vendosur t’i bashkohet ish-shokut të skuadrës te Manchester City, Vincent Kompany që ka rolin trajner/lojtar te Anderlechti.

32-vjeçari ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër me gjigantin belg. Francezi ka thënë se kishte oferta të shumta, por në fund zgjodhi Anderlechtin për shkak të Vincent Kompanys. “Kam marrë shumë oferta, por kam zgjedhur Anderlechtin me bindje të plotë”.

“Kompany ka qenë shoku im te Manchester City, e njoh mirë dhe e di çfarë planesh ka për të ardhmen me Anderlechtin. Me Kompanyn dhe gjithë skuadrën do të japim maksimumin për të pasur sukses në këtë projekt”, tha Nasri në momentin që u prezantua si futbollist i gjigantit belg.

(Kosova Sot Online )