Casemiro: Neymar është lojtari më i mirë brazilian

  • 06 July 2019 - 11:07
Casemiro: Neymar është lojtari më i mirë brazilian

Casemiro beson se Brazili do të ishte edhe më i mirë me Neymarin në përbërje, teksa lavdëroi cilësinë e Selecao përpara finales së “Copa America”, që do të luhet të dielën kundër Perusë.

Pavarësisht se janë pa yllin e madh, i dëmtuar në kyçin e këmbës, të besuarit e trajnerit Tite kanë arritur në nish të turneut të kësaj vere, që po zhvillohet në vendin e tyre.

Casemiro përshëndeti kualitetin e kombëtares ku bën pjesë, por, gjithashtu, mesfushori vlerësoi talentin e ish-kapitenit. 

“Cilësitë e Neymar nuk vihen në diskutim nga askush. Pa diskutim, duhet të themi se është lojtari më i mirë brazilian. Nëse Neymar është në rregull nga dëmtimet, është pothuajse e pamundur ta ndaloni atë. Ai është një lojtar me cilësi ekstreme, tashmë e ka demonstruar këtë gjë për të gjithë, në klube dhe kombëtaren braziliane“, tha Casemiro.

“Natyrisht, ne kemi edhe lojtarë të tjerë të mëdhenj. Nëse Neymar do të ishte këtu, do të ishte më mirë për ne, do të na ndihmonte shumë më tepër. Nuk është, ndaj duhet ta kompensojmë mungesën e tij, ta kapërcejmë këtë vështirësi. Si kombëtare kemi krijuar një identitet të lojës, por nëse ai ishte këtu me ne, do të ishte shumë më mirë“.

Neymar është golashënuesi i tretë më i mirë në histori për Brazilin me 60 gola në 97 paraqitje, i cili ka debutuat në moshën 18-vje135are.

Ai synon t’i zë legjendat, Ronaldo dhe Pele.

Fenomeni Ronaldo është shumë pranë për të mbetur prapa, pasi ka 62 gola, ndërsa për ta zënë Pelen, Neymar ka edhe shumë punë. Një ndër futbollistët më të mirë në histori ka shënuar 77 gola.

(Kosova Sot Online)