De Rossi nuk e sheh vetën me tjetër fanellë, vendos t’i japë fund karrierë?

  • 06 July 2019 - 11:18
De Rossi nuk e sheh vetën me tjetër fanellë, vendos t’i japë fund karrierë?

Daniele De Rossi duket se nuk do të luaj më në asnjë skuadër tjetër.

Pas largimit nga Roma, mesfushori italian u vështrua nga ofertat si në Serie A ashtu edhe nga kampionatet amerikano jugore, Kina e SHBA.

36-vjeçari ishte shumë pranë transferimit te Fiorentina, por në fund duket se ka ndërruar mendje.

Mediat italiane kanë raportuar se De Rossi ka vendosur përfundimisht t’i jap fund karrierës së tij.

Arsyeja duket se është se lojtari nuk mund ta sheh vetën me një fanellë tjetër përveç asaj të Romës.

Ish-reprezentuesi italian pritet ta marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë U-21, ose të futet në stafin e Kombëtares A.

(Kosova Sot Online)