Milani synon transferimin e Mariano Diaz

  • 06 July 2019 - 11:42
Milani synon transferimin e Mariano Diaz

Sulmuesi portugez Andre Silva do të largohet nga Milani, ndërsa rrugën e tij mund ta ndjek edhe Patrick Cutrone.

Rossonerët janë duke synuar ta përforcojnë skuadrën për edicionin e ri dhe janë në kërkim të një sulmuesi.

Corriere dello Sport ka raportuar se objektivi i ri i Milanit është sulmuesi nga Republika Domenikane, Mariano Diaz.

25-vjeçari nuk ka pasur shumë hapësira te Real Madrid dhe trajneri Zinedine Zidane nuk llogarit në shërbimet e tij.

Në 22 paraqitje në të gjitha garat për Los Blancos, Diaz ka shënuar vetëm katër gola.

Milani janë të gatshëm ta huazojnë lojtarin me të drejtë blerje, edhe pse Real Madrid synon që të shes menjëherë Diazin.

13 herë kampionët e Evropës për ta lënë të lirë sulmuesin e tyre po kërkojnë rreth 18 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)