Marotta: Conte dhe Pogba kryeveprat e mia

  • 06 July 2019 - 12:55
Marotta: Conte dhe Pogba kryeveprat e mia

Beppe Marotta beson se Antonio Conte është “top lojtari i vërtetë i Interit” dhe shpjegon pse Juventusi përfundoi një kryevepër me transferimin e Paul Pogbas.

Ish-drejtori i bardhezinjve mori një rol të ri në Inter këtë vit dhe foli gjerë e gjatë për karrierën e tij në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.“Një Inter i madh po merr formë. Njerëzit gjithmonë thonë se skuadra është një reflektim i klubit, dhe tani ka një pronësi të fortë pas Interit me vizion afatgjatë. Ekipi do të ndjekë atë model”.“Së bashku me të gjitha këto, Antonio Conte është top lojtari më i mirë i Interit”.

Marotta u pyet për kryeveprën e tij të transferimeve në karrierë, kështu që në mënyrë të pashmangshme tha për marrëveshjen e dyfishtë Pogba.

“Mendoj se marrëveshja ime më e mirë ishte Pogba në Juve”.“Ne e morëm atë falas nga Manchester Unitedi dhe më pas e shitëm atë në United për 115 milionë euro”.

“Më e keqja ishte kur isha me Atalantën, pasi në vitin 2001 kemi shitur Cristian Zenoni dhe Massimo Donati në Milan për 45 milionë lira plus Gianni Comandini, i cili vlerësohej me 15 milionë lira. Kam pritur kaq shumë nga Comandini, por ai nuk ia doli”, ka thënë Marotta.

(Kosova Sot Online )