Ronaldinho akuzohet për dhunë nga ish-gruaja e tij

  • 06 July 2019 - 13:33
Ronaldinho akuzohet për dhunë nga ish-gruaja e tij

Ish-partnerja e brazilianit Ronaldinho, Priscilla Coelho, akuzon ish-futbollistin e njohur për sulm zik, të ndodhur në dhjetor 2018, kur, siç i tha revistës “Universa”, ai kishte një marrëdhënie me një femër tjetër, Beatriz Sousa.

Coelho shpjegoi në një intervistë se ish-lojtari e kishte shtyrë me forcë, duke bërë që ajo të rrëzohej në kopshtin e një fqinji dhe të merrte disa lëndime. Në atë kohë, ajo nuk e ka raportuar këtë dhunë, sepse mendonte se mund të isnin dhe t’i zgjidhnin problemet mes veti.

Coelho tha se agresioni ndaj saj kishte ndodhur në rezidencën e Ronaldino. Ish e dashura e kishte telefonuar në atë moment brazilianin e njohur, që ishte i lidhur zyrtarisht me të. Coelho ka marrë celularin në dorë, gjë që e bëri ish-futbollistin agresiv.

Tepër i inatosur, Ronaldinho e kap për krahu partneren, i thotë të marrë palçkat e saj dhe të largohet nga shtëpia, raporton telesport. Me këtë rast i jep edhe një të shtyrë, duke bërë që Coelho të përfundojë nga ballkoni në kopështin e fqinjit, e lënduar. Po ashtu, Coelho pohoi se ish-futbollisti ishte xheloz, tregonte sjellje agresive dhe në takimet me miqtë e tij, e ndalonte të vishej me pantallona të shkurtra. 

Sipas “Universa”, Coelho e kallëzoi penalisht Ronaldinho për dhunën. Çështja është ende nën hetim. Ish-gruaja kërkon kompensim dhe ndarjen e pasurisë së vendosur nga Ronaldinho Gaúcho midis viteve 2012 dhe 2018, periudhën në të cilën ishin së bashku.

Në këtë kuptim, Coelho tha se nuk varej ekonomikisht nga ish-lojtari, por, pas ndarjes së vitit të kaluar, nuk ka mundur dot të gjejë punë.

Kjo, për shkak se jeta e tij është shumë e ekspozuar në rrjetet sociale (nga fama e marrë pranë Ronaldinho) dhe nuk po mund ta distancojë veten nga kjo histori.

Lidhur me reagimin e Ronaldinho ndaj këtyre deklaratave, revista kontaktoi avokatin e ish-futbollistit, Sergio Queiroz, i cili mohoi akuzat dhe tha se nuk kanë marrë njoftim për cilëndo procedurë ligjore, të iniciuar nga Coelho.

(Kosova Sot Online)