Presidenti i Lille konfirmon bisedimet e Liverpoolit me Pepen

  • 06 July 2019 - 14:08
Presidenti i Lille konfirmon bisedimet e Liverpoolit me Pepen

Presidenti i Lille, Gerard Lopez ka konfirmuar se Liverpooli ka kontaktuar me sulmuesin e tyre, Nicolas Pepe.

Burimet e mediave nga Merseyside kanë këmbëngulur se Reds nuk janë të interesuar në yllin nga Bregu i Fildishtë, i cili ka shkëlqyer këtë sezon me Lille.Por, presidenti i Lille, Lopez është i bindur se kampionët evropianë janë të etur për të transferuar yllin e tyre në Anfield.“Unë e di që ka pasur diskutime me lojtarin, jo me ne si një klub”, ka thënë fillimisht Lopez për RMC. “Liverpool ka lojtarë në këto pozita, por ndoshta mund të ketë lojtarë që largohen apo jo”.

“Nuk jam veçanërisht i përqendruar te Liverpooli, por është e vërtetë se ka pasur diskutime me agjentët”, përfundoi presidenti i Lille. 

(Kosva Sot Online )