Zyrtare: Morata bëhet përfundimisht i Atletico Madridit

  • 06 July 2019 - 14:13
Zyrtare: Morata bëhet përfundimisht i Atletico Madridit

Atletico Madridi ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes për blerjen përfundimtare të sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata nga Chelsea.  

Morata ishte huazuar në janar të këtij viti te klubi spanjoll në një marrëveshje huazimi prej 18 muajve me mundësi transferimi të përhershëm.Megjithatë, klubi spanjoll nuk ka pritur përfundimin e huazimit dhe ka arritur marrëveshje të re për blerjen përfundimtare të tij sot (e shtunë). "Atletico de Madrid dhe Chelsea FC kanë arritur një marrëveshje mbi transferimin e Alvaro Morata nga 1 korriku 2020”.

“Sulmuesi spanjoll do të luajë në klubin tonë në këtë sezon, siç ishte rënë dakord kur ai u bashkua me Atletico de Madrid në afatin e transferimeve të janarit, dhe transferimi i tij do të bëhet e përhershëm në fillim të sezonit 2020-21”, njofton klubi spanjoll. Morata bëri debutimin e tij në klubin spanjoll më 3 shkurt kundër Betisit, ndërsa që atëherë, spanjolli ka luajtur 17 ndeshje dhe ka shënuar gjashtë gola.

Transferimi i tij thuhet se do t’i kushtoj Atleticos plot 50 milionë euro.

(Kosova Sot Online )