Marotta: Icardi dhe Nainggolan nuk janë në planet e Interit, ua kemi konfirmuar se janë në shitje

  • 06 July 2019 - 15:04
Marotta: Icardi dhe Nainggolan nuk janë në planet e Interit, ua kemi konfirmuar se janë në shitje

Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka konfirmuar se Mauro Icardi dhe Radja Nainggolan e dinë mirë se nuk janë pjesë e planeve të klubit, me gjithë respektin për ta.

Nerazzurët po e përsosin skuadrën nën drejtimin e trajnerit të ri Antonio Conte dhe ai duket të jetë i pamëshirshëm me dy nga lojtarët më të mirë të klubit.

“Kur të ndërtoni një projekt, ju duhet të gjeni profilet e duhura”, ka thënë fillimisht Marotta për Sky Sport Italia.

“Ne patëm mundësinë të bisedonim me vetë lojtarët, me respekt të plotë për situatat e tyre kontraktuale, por shpjeguam qëndrimin e klubit, gjë që unë mendoj se është gjëja më e rëndësishme”.

“Të dy lojtarët e dinë mirë se nuk janë pjesë e planeve tona. Kjo nuk do të thotë se dyshojmë në talentin apo aftësitë e tyre, pasi i konsideroj si dy lojtarë të shkëlqyeshëm”. 

“Talenti mund të fitojë ndeshje, por skuadra të fiton ligën, e cila është objektivi kryesor për të cilin ne po punojmë. Ata nuk janë pjesë e projektit tonë, me gjithë respektin e duhur”.

Megjithatë, Marotta mohoi se Icardi mund të padisë klubin për detyrim largimi ose ngacmim në vendin e punës, pasi ai nuk do të përjashtohet nga trajnimi. 

“Është një gjë tjetër të themi se Icardi është në treg, të cilin tashmë e kemi konfirmuar, por një tjetër gjë për të respektuar obligimet kontraktuale. Ekziston një marrëveshje në kontratë që lojtari duhet të lejohet të marrë pjesë në trajnim dhe nuk kemi ndërmend t’ia mohojmë atë të drejtë”.

“Pas kësaj, trajneri është ai që do të zgjedhë formacionin”, përfundoi drejtori i Interit. 

(Kosova Sot Online )