Morata, pas marrëveshjes mes Chelseat e Atleticos: “Koha për t’i shpërblyer të gjithë”

  • 06 July 2019 - 15:13
Morata, pas marrëveshjes mes Chelseat e Atleticos: “Koha për t’i shpërblyer të gjithë”

Morata ka premtuar punë dhe gola pas transferimit te përhershëm te Atletico.

Morata do të vazhdojë të qëndrojë në Atlético Madrid, jo vetëm këtë sezon – por edhe shumë edicione të tjera.

Atletico dhe Chelsea kanë bërë zyrtare marrëveshjen e arritur për 26-vjeçarin spanjoll, transferimi i të cilit do të bëhet i përhershëm më 1 korrik 2020.

Është vendosur që këtë sezon të luajë në formë huazimi.

Pas marrëveshjes mes klubeve, Alvaro Morata i ka dërguar një mesazh drejtuesve të Atleticos dhe tifozëve të klubit, duke iu premtuar gjëra pozitive.

“I lumtur, tashmë është zyrtare. Tani kam kohë për t’i shpërblyer me punë dhe gola përpjekjet e klubit dhe dashurin e tifozëve. Faleminderit!!!”, shkroi Morata në Instagram.

Sipas të përditshmes AS, Atletico duhet t’i derdhë në arkat e Chelseas verën e ardhshme 55 milionë euro.

(Kosova Sot Online)