PSG zëvendëson Buffon-in me një gjigant, Chelsea humb "xhevahirin"

  • 06 July 2019 - 17:00
PSG zëvendëson Buffon-in me një gjigant, Chelsea humb

PSG ka gjetur zëvendësuesin e Gianluigi Buffon duke afruar në skuadër Marcin Bulkën. 19-vjeçari nga Polonia është 199 cm i gjatë dhe është rritur në Akademinë e Chelseas. 

Ai ka luajtur me çdo grupmoshë të londinezëve, ndërsa nuk është grumbulluar asnjëher sfidë me ekipin e parë. PSG arriti ta binde "Gardianin e portës" të firmoste për ta.

Kampionët e Francës e kanë marrë falas të riun duke siguruar një "xhevahir" për të ardhmen. Shtatlarti shihet si një element me shumë prespektivë. PSG-ja nuk është kursyer duke e bindur me një rrogë të majme. 

(Kosova Sot Online)