Barcelona pritet ta kthejë Valdesin në skuadër

  • 06 July 2019 - 17:15
Barcelona pritet ta kthejë Valdesin në skuadër

Statusi i Victor Valdesit si njëri ndër legjendat e Barcelonës është pothuajse i siguruar, tani që ai është duke u përgatitur për t’u kthyer edhe një herë në Camp Nou.

Ish-portieri 37-vjeçar këtë herë pritet ta marrë ndonjë rol në stafin e trajnerëve të klubit katalonas.

Valdes, i cili kaloi nëpër sistemin e akademisë së Barcelonës La Masia, i kaloi 12 vjet si pjesë e ekipit të parë të Barcelonës, mes viteve 2002 dhe 2014. Gjithsej, ai i bëri 535 paraqitje për klubin, duke i fituar shumë trofe gjatë kohës kohe. 

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, tani ka zbuluar se Valdesi do të kthehet sërish në Camp Nou, pasi i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist profesionit.

“Unë bisedova me Victorin para disa ditëve në telefon dhe ai më tha: “President, a mendon se ka ardhur koha që unë të kthehem në Barcelonë?”. E kam ndjekur atë gjatë këtij viti të suksesshëm si trajner”, u shpreh Bartomeu.

“Unë i thashë se ai duhet të më të mendoj për ndonjë ofertë për të disa ditë dhe pastaj do të takohemi drejtpërdrejt. Jam shumë i kënaqur që ai do të kthehet”.

Mirëpo, Bartomeu nuk e theksoi se çfarë roli në skuadër do të luajë Valdesi. Ai mund të bëhet pjesë e stafit të Ernesto Valverdes apo mund të emërohet në ndonjë pozitë të ekipeve të të rinjve.

(Kosova Sot Online)