Ronaldo: Në sezonin e ri luftojmë për të gjithë trofetë

  • 06 July 2019 - 17:43
Ronaldo: Në sezonin e ri luftojmë për të gjithë trofetë

Cristiano Ronaldo ka folur për sezonin e ardhshëm, derisa ka thënë se Juventusi do të tentojë t’i fitojë të gjithë trofetë e mundshëm.

Ylli portugez u transferua në Allianz Stadium në verën e kaluar nga Real Madridi, ndërsa ka fituar titullin e kampionit në Serie A dhe çmimin e lojtarit të sezonit.

Në një intervistë nga Madeira për O Jogo, ka thënë se ai është i gatshëm për sezonin 2019/20, duke shpresuar që të fitojë sa më shumë tituj.

“Jam i lumtur të jem këtu (Madeira/Vendlindja e tij), që ta shoh familjen, do të qëndroj këtu për dy ditë”, ka thënë fillimisht CR7. 

“Gjithmonë jam i gatshëm për sezonin e ri, qëllimi im është që të jap çdo herë maksimumin dhe të fitojmë trofe me skuadrën”.

“Natyrisht se Liga e Kampionëve mbetet prioriteti jonë kryesor, mirëpo nuk do ta lëmë anash as Serie A-në dhe trofetë e tjerë”, ka shtuar më tej Ronaldo.

(Kosova Sot Online)