Mesazhi prekës i të dashurës së De Jong: Ia dole mbanë, ia dolëm mbanë

  • 07 July 2019 - 13:15
Mesazhi prekës i të dashurës së De Jong: Ia dole mbanë, ia dolëm mbanë

Pak ditë më parë, Barcelona prezantoi Frenkie de Jong, mesfushorin e ri, zbulim të futbollit holandez. E fejuara e talentin të Ajaxit, Mikky Kiemeney, ka shkruar një mesazh në rrjetet sociale për Frenkie-n e saj.

“Jam pa fjalë dhe e emocionuar. 20 mijë persona të pranishëm në “Camp Nou” vetëm për të të parë dhe thirrur emrin tënd! Në këtë moment duhet të kujtoj çfarë ndodhte një vit më parë, kur ishim me pushime dhe ti ishe i dëmtuar dhe më the: Objektivi im është të jem titullar tek Ajaxi dhe të nis të luaj me Holandën. Shih ku jemi një vit pas. Ia dole mbanë. Ia dolëm mbanë!

(Kosova Sot Online)