Dokumentet e testeve mjekësore të Astorit ishin falsifikuar

  • 07 July 2019 - 13:56
Dokumentet e testeve mjekësore të Astorit ishin falsifikuar

Policia italiane është duke i hetuar disa doktorët për falsifikimin e raporteve mjekësore rreth vdekjes së kapitenit të Fiorentinës, Davide Astorit.

Astori vdiq në gjumë në hotelin e ekipit para një ndeshjeje në Serie A kundër Udineses më 4 mars 2018, në moshën 31-vjeçar.

Arsyet për vdekjen e tij të papritur nuk janë qartësuar asnjëherë plotësisht, sepse parregullsitë kardiake nuk ishin vërejtur në testet e mëhershme mjekësore.

Mediat lokale tani raportojnë se policia ka nisur një hetim ndaj profesorit Giorgio Galanti, mjeku i fundit i cili m2 10 korrik të vitit 2017 e kishte nënshkruar certifikatën e gjendjes fizike dhe shëndetësore të Astorit, se atij i lejohej të luante futboll profesionist.

Pohohet se një dokument, pjesë e procesit të asaj certifikate, ishte falsifikuar më vonë, më apo rreth 19 prill 2019 – për t’i bërë gjërat të dukeshin sikur Galanti i kishte kryer të gjitha testet e nevojshme të stresit kardiak. Megjithatë, ato teste nuk ishin kryer në atë kohë.

Sipas mediave në Itali, dokumenti ishte falsifikuar nga një person i cili kishte bashkëpunuar me profesorin Galanti dhe po punonte për t’i fshehur gjurmët.

Kjo është bërë në mënyrë që ai t’i shmangej padisë për neglizhencë profesionale. 

(Kosova Sot Online)