Pamjet e para të Pogbas me Unitedin, me këtë fytyrë niset për Australi

  • 07 July 2019 - 16:23
Pamjet e para të Pogbas me Unitedin, me këtë fytyrë niset për Australi

Me të ardhmen në ajër, Pogba i është bashkuar Manchester Unitedit për parasezonin në Australi.

Paul Pogba nuk ka mundur të zgjidhë të ardhmen para startit të parasezonit të “Djajve të kuq” dhe si pasojë e kësaj, ai i është bashkuar Manchester Unitedit.

Por, fytyra e tij i thotë të gjitha dhe sa shumë e do largimin për një tjetër klub, me shumë mundësi Real Madridi, pasi Zinedine Zidane insiston për francezin.

United në parasezon do të luajë me skuadra si; Perth Glory (13 korrik), Leed United (17 korrik), Inter (20 korrik), Tottenham (25 korrik), Kristiansund (30 korrik) dhe Milan (3 gusht).

(Kosova Sot Online)