Mesazhi i Berishës pas largimit nga Atalanta: “Faleminderit për momentet historike”

  • 07 July 2019 - 16:40
Mesazhi i Berishës pas largimit nga Atalanta: “Faleminderit për momentet historike”

Etrit Berisha i ka dhënë lamtumirën përfundimtare Atalantas, nga ku u transferua te SPAL.

Gjatë ditës së djeshme SPAL zyrtarizoi transferimin e portierit të Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha nga Atalanta në formë huazimi me obligim blerje në fund të sezonit 2019/20.

Portieri i Shqipërisë, i cili ka qenë në Itali që nga viti 2013, fillimisht te Lazio, më pas tri vite te Atalanta, përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram ka falënderuar të gjithë për vitet te Atalanta, derisa mezi pret të nisë gjithçka me SPAL.

“I kam kaluar tri vjet fantastikë në Bergamo, në një qytet ku që nga dita e parë e kam ndier dashurinë dhe mbështetjen dhe entuziazmin e tërë skuadrës. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë për momentet historike dhe të paharrueshme të cilat i kemi arritur së bashku. Tash mezi pres ta nis eksperiencën e re në Spal. Dua ta jap më të mirën për qytetin dhe për personat që e kam parë se janë mjaft të lidhur me këto ngjyra”, shkroi ai në Instagram. 

(Kosova Sot Online)