Himni i Kosovës intonohet me tekst në Sarajevë

  • 07 July 2019 - 17:27
Himni i Kosovës intonohet me tekst në Sarajevë

Pas Flaka Loxhës, edhe Laura Fazliu ka rrëmbyer medaljen e artë në Sarajevë.

Në Sarajevë të Bosnja dhe Hercegovina është duke u zhvilluar kampionati evropian i xhudos për grupmoshat U-21.

E shtuna ishte dita e Flaka Loxhës, që rrëmbeu medaljen e artë, kurse të dielën ka triumfuar edhe Laura Fazliu.

Në kategorinë deri në 63 kilogramë, Fazliu i ka siguruar Kosovës një tjetër medalje të artë. Këtë e ka konfirmuar trajneri i saj, Driton Kuka përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa ka treguar se është intonuar himni i Kosovës me tekst.

Postimi i plotë i Kukës në Facebook:

“Në BeH hymni edhe me teksti bile.
Edhe një e artë në Sarajevë!
Laura Fazliu 63 kg sjell medaljen e dytë të artë
IJF World Cirkuits Juniors
EJU European Cup U21 Sarajevë!”.

 

Në BeH hymni edhe me tekst bile ë Edhe një e artë në Sarajevë! Laura Fazliu 63 kg sjell medaljen e dytë të artë IJF World Cirkuits Juniors EJU European Cup U21 Sarajevë!

Posted by Driton Toni Kuka on Sunday, July 7, 2019