Gjilani mbron titullin kampion në Goalball

  • 07 July 2019 - 17:48
Gjilani mbron titullin kampion në Goalball

Skuadra K.G. Gjilani ka arritur që të konfirmohet se është ekipi më i fortë në Kosovë në sportin e quajtur Goalball.

Faza finale e kampionatit të Kosovës në Goalball u zhvillua në Prishtinë në shkollën ”Përparimi” ku gjilanasit sot mposhtën në finale K.G. Mitrovicën me rezultat 12-10. Kurse në vendin e tretë pas K.G. Mitrovicës u radhit QBMK Xheladin Deda – Pejë, të cilët në ndeshjen për vendin e tretë mposhtën K.G. Prizrenin me rezultat 13-3.

Goalball-i është një sport të cilin e luajnë vetëm personat e verbër dhe ata me shikim të dobësuar. Kjo lojë interesante luhet me një top me zile brenda, kurse tre lojtarët në fushë duhet t’i kenë sytë tërësisht të mbyllur me syzet speciale dhe orientohen vetëm përmes dëgjimit.

Ndërsa përfaqësuesja e Kosovës në Goalball nga data 1-4 gusht do të marrë pjesë në ”Ballkan ligë” që do të zhvillohet në Rumani.


(Kosova Sot Online)