Zyrtare: El Shaarawy transferohet në Kinë

  • 08 July 2019 - 08:49
Zyrtare: El Shaarawy transferohet në Kinë

Stephan El Shaarawy edhe zyrtarisht është transferuar te skuadra nga Superliga e Kinës, Shanghai Shenhua.

Egjiptiano-italiani u largua nga Roma, pasi këta të fundit nuk llogarisnin në shërbimet e tij për sezonin e ri, andaj u transferua në Kinë.

26-vjeçari ka qenë pjesë e Giallorosëve që nga viti 2016, ndërsa në arkat e klubit janë derdhur 18 milionë euro nga Shangahi Shenhua.

Shenhua në sezonin e kaluar ka përfunduar në pozitën e 14-të në Superligën e Kinës, derisa ish-trajneri i Watfordit, Odoin Ighalo, dëshiron të ndërtojë një skuadër të fuqishme.

El Shaarawy ishte kërkuar edhe nga skuadrat tjera nga Serie A, në Amerikë dhe në Ligën Premier, mirëpo ai vendosi të kalojë në Kinë.

(Kosova Sot Online )