Gabriel Jesus shpërtheu në lot pas përjashtimit nga finalja e Kupës së Amerikës

  • 08 July 2019 - 09:08
Gabriel Jesus shpërtheu në lot pas përjashtimit nga finalja e Kupës së Amerikës

Gabriel Jesus nuk e kishte momentin më të mirë të jetës mbrëmë (e diel), pasi në finalen të Kupës së Amerikës u përjashtua nga loja.

Ylli i Manchester Cityt e kaloi Brazilin në epërsi ndaj Perusë, pak minuta pasi këta të fundit i barazuan shifrat në 1-1, për ta përfunduar pjesën e parë me rezultat 2-1. Por, Jesus u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë pas vetëm 15 minutash që kishte filluar përballja. Ai nuk u ndal me kaq, pasi në pjesën e dytë bëri një ndërhyrje të ashpër në mbrojtësin e Perusë, Carlos Zambrano. Këtë veprim të Gabriel Jesus nuk e fali gjyqtari i ndeshjes, Roberto Tobar, që i tregoi 22-vjeçarit kartonin e dytë të verdhë në minutën e 70-të. Kamerat e përcollën atë deri në shkallët e stadiumit, derisa kishte filluar të qante, ndërsa trajneri Tite tentonte ta qetësonte atë.Brazili e fitoi Kupën e Amerikës pas 12 vitesh, duke e mposhtur Perunë (3-1) në Maracana të Rio de Janieros.

(Kosova Sot Online )