Trump i uron vashat amerikane për triumfin në Botëror: E gjitha SHBA-ja krenare me ju

  • 08 July 2019 - 09:16
Trump i uron vashat amerikane për triumfin në Botëror: E gjitha SHBA-ja krenare me ju

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka uruar Kombëtaren e Grave të Shteteve të Bashkuara për fitimin e Kupës së Botës të dielën, duke thënë po ashtu se i tërë kombi është krenar me ato.

Por se a do t’i mirëpresë ai ato në Shtëpinë e Bardhë apo jo mbetet të shihet.

SHBA-ja e mundi 2:0 Holandën duke e mbrojtur titullin kampione e botës, falë golave nga Megan Rapinoe dhe Rose Lavelle në pjesën e dytë.

Menjëherë pas fishkëllimës së fundit, presidenti amerikan përdori rrjetin social Twitter për t’i uruar ato për triumfin dhe lojën ngazëlluese.

“Urime ekipit kombëtar amerikan të grave për fitimin e Kupës së Botës! Lojë madhështore dhe ngazëlluese. Amerika është krenare më të gjitha ju”, shkroi Trump. 

(Kosova Sot Online )