Vetëbesimi i Ibrahimovicit e arrin kulmin: S’ka Messi as Ronaldo në 11-shën e tij, ka vetëm Ibra

  • 08 July 2019 - 09:39
Vetëbesimi i Ibrahimovicit e arrin kulmin: S’ka Messi as Ronaldo në 11-shën e tij, ka vetëm Ibra

Zlatan Ibrahimovic ka shkuar edhe një hap më afër pavdekshmërisë në futboll, me formacionin e tij më të mirë të të gjitha kohëve në këtë sport. Emra të mëdhenj si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mungojnë në 11-shën e parapëlqyer të sulmuesit suedez.

Megjithatë, në këtë formacion është një emër shumë i veçantë. Në fakt, ka qenë vetëm një emër që ka marrë vëmendjen – në stilin e paimitueshëm Zlatan – pasi sulmuesi i LA Galaxy e ka vendosur veten në çdo pozitë në fushë.

E mbi të gjitha, ai ka thënë se po mendon ta vendosë veten edhe si trajner të këtij ekipi. 

(Kosova Sot Online )