Mustafi jep sinjale se mund të largohet nga Arsenali

  • 08 July 2019 - 09:45
Mustafi jep sinjale se mund të largohet nga Arsenali

Shkodran Mustafi ka dhënë sinjalet e para se mund të largohet nga Arsenali qysh në këtë afat kalimtar.

Mbrojtësi shqiptar kishte paraqitje mesatare në sezonin e kaluar te skuadra londineze, derisa së fundmi ka dhënë disa shenja se mund të largohet nga Emirates Stadium. Mustafi po lidhet me një kalim te Fenerbahce dhe Galatasaray, por nuk përjashtohet as rikthimi në Serie A, aty ku kishte nivelin e tij më të lartë.“Është duke u shkruar shumë për të ardhmen time, por janë vetëm spekulime. Jam lojtar i Arsenalit deri në vitin 2021”, ka thënë mbrojtësi shqiptar javë më parë.

 

Por, 27-vjeçari ka ngritur dyshime të mëdha se mund të largohet nga Topçinjtë, pasi ka larguar nga profili i tij informatën se është lojtar i Arsenalit.

Mbrojtësi e kishte të shkruar “Lojtar i Arsenalit” në llogarinë e tij në Instagram, mirëpo tashmë kjo është larguar nga profili i tij. 

(Kosova Sot Online )