Rimeçi ndërmjet Joshuas dhe Ruizit pritet të zhvillohet në Britani të Madhe

  • 08 July 2019 - 10:10
Rimeçi ndërmjet Joshuas dhe Ruizit pritet të zhvillohet në Britani të Madhe

Eddie Hearn ka thënë se Anthony Joshua është i vendosur që rimeçi me Andy Ruiz Jr. të ndodhë në Britani të Madhe.

Boksieri britanik dëshiron hakmarrje ndaj meksikano-amerikanit, i cili e shokoi botën e boksit duke ia rrëmbyer britanikut titujt e kampionit në muajin maj.Menjëherë pasi e humbi duelin në Madison Square Garden të New Yorkut me nokaut teknik (duke u rrëzuar plot katër herë), Joshua e aktivizoi klauzolën për rimeç, ndërsa ishte spekuluar se dueli do të ndodhte ose në Cardiff ose sërish në New York.

Megjithatë, përmes një postimi në Twitter, promovuesi i tij ka lënë të kuptohet se AJ dëshiron që përballja të ndodhë në Britani të Madhe.

“Zjarri djeg më fort. Puna e madhe fillon… lajmet vijnë së shpejti”, ka shkruar Hearn në postimin, të cilin e ka shoqëruar me një flamur të Britanisë së Madhe. 

(Kosova Sot Online )