Argjentina ftohet në Ligën e Kombeve, a mund të luajë ndaj Kosovës?

  • 08 July 2019 - 11:57
Argjentina ftohet në Ligën e Kombeve, a mund të luajë ndaj Kosovës?

Fox Sports ka bërë një pohim tronditës se Argjentina është ftuar për të marrë pjesë në turneun e radhës të Ligës së Kombeve, pas zhgënjimit me organizatorët në Kupën e Amerikës.

Argjentina e zuri vendin e tretë në Kupën e Amerikës, por ecuria e saj u prish nga akuzat e rënda që Lionel Messi ia bëri Konfederatës së Futbollit të Amerikës Jugore (CONMEBOL), se ia ka shtruar rrugën Brazilit për ta fituar trofeun duke i ndihmuar përmes gjyqtarëve.

Fox Sports në Argjentinë pohon tani se Kombëtarja bardhekaltër ka marrë ftesë për të luajtur në turneun e dytë të Ligës së Kombeve, garës më të re të UEFA-s. 

Liga e Kombeve është garë evropiane, e cila për herë të parë u zhvilluar vitin 2018, si alternativë e ndeshjeve miqësore mes kombëtareve. Portugalia e Cristiano Ronaldos e fitoi edicionin inaugurues të saj, duke e mundur Holandën 1:0 në finale.

Gjërat që kjo të ndodhë, megjithatë, janë shumë të vështira dhe për momentin lajmi është vetëm një pohim i Fox Sports.

Po sikur të ndodhte në të vërtetë, a do të mundë Argjentina të përballej me Kosovën?

Image

Duke parë formatin sesi funksionin kjo garë, Argjentina nuk do të vendosej në një ligë me Kosovën, për shkak të dallimit të madh në renditje dhe cilësi mes tyre .

Argjentina është e 11-ta në renditjen e FIFA-s, ndërsa Kosova e 131-ta.

Liga e kombeve përbëhet nga katër liga të ndryshme, në Ligën A vendosen kombëtaret më të forta, ndërsa në atë D më të dobëtat.

Kosova ishte në Ligën D vitin e kaluar, por në edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën C, pra të parafundit.

Nëse Argjentina do të merrte pjesë në Ligën e Kombeve, atëherë ajo do të vendosej në Ligën A.

(Kosova Sot Online)