Llullaku i bashkohet Elis Bakajt në Bjellorusi

  • 08 July 2019 - 12:12
Llullaku i bashkohet Elis Bakajt në Bjellorusi

Azdren Llullaku do të vijojë në Bjellorusi karrierën, pikërisht te Shahtjor Soligorsk. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare (6 ndeshje me fanellën kuqezi) do të jetë shok skuadre me Elis Bakajn, madje edhe partnerë në fazën sulmuese.

Vetë futbollisti ka postuar një foto në rrjetet sociale që konfirmon se destinacioni i tij i ri do të jetë Bjellorusia. Pasi të kryejë vizitat mjekësore 31-vjeçari do të nënshkruajë kontratën me ekipin e tij të 13-të në karrierë. 

Llullaku e mbylli kontratën në fund të sezonit 2018-2019 me Astra Giurgiun në Ligën e Parë të Rumanisë, pasi gjatë gjithë sezonit ekipi shfaqi problematikë me pagesat, duke bërë që futbollistët të prisnin disa muaj për t’u likuiduar. Gjatë kësaj periudhë, emri i 31- vjeçarit u lakua në zyrat e Kukësit si një mundësi për të përforcuar skuadrën, por prioriteti i Azdren Llullakut ishte vijimi i karrierës jashtë vendit.

Image

(Kosova Sot Online)