Disa klube nga Premierliga e duan Thomas Strakoshën

  • 08 July 2019 - 12:47
Disa klube nga Premierliga e duan Thomas Strakoshën

Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, është një nga emrat më të vlerësuar në Seria A. 24-vjeçari mbylli një sezon fantastik dhe është kthyer në një nga pikat kyçe të Lazios. 

Drejtori sportiv, Igli Tare, e vlerëson shumë futbollistin e Shqipërisë, por nga krahu tjetër është gati ta lërë të lirë për një shifër prej 50 milionë eurosh. 

Katër klube në Premier League duan “gardianin shqiptar”, ose kanë shfaqur interes për të. Newcastle është më konkret dhe pritet të dërgojë shumë shpejt ofertën zyrtare. Në krahun tjetër, Arsenal, Tottenham dhe West Ham po monitorojnë nga larg situatën.

(Kosova sot Online )